TEKSTI ORIGJINAL

Heshtja jote s'është qetësi,
ajo është vetëm heshtje,
brenda saj mbart një stuhi,
por s'mundem të lexoj në mendje.

Ndërsa unë e vras kokën
se çfarë mund të jetë,
ti ndez cigare mbas cigare
e nis dhe tjetër paketë.

Niveli i tensionit
ndihet në maksimum,
s'mbetet enigmë në k'të heshtje
kur ti dhe sytë i fsheh nga unë...

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024