TEKSTI ORIGJINAL

Gjallëri drurësh
Prej këngës së zogjve
Gëzim degësh
Prej shpërthimit të sytheve
Përkëdhelje gjethesh
Prej dritës së diellit
Pranvera po vjen
Për të sjellë jetën e blertë
Toka po zien
Prej ngrohtësisë së heshtur
Nën hapin e lehtë të stinës
Për të ardhur plot ëndrra
E kudo të mbretërojë ylberi i ngjyrave të ndezura.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024