TEKSTI ORIGJINAL

Mendonja, (s')te donja
me zemer si te vegjlit kaq shume
te shihja per cdo nate dhe ne gjume,
mendonja, mendonja.

Kur ishe larg meje,
kujtimi yt o vash', ma ndezte gjine
dhe malli se c'ma shtonte dashurine
per shoqen e dashur.

Te desha, te dua ashtu si kurr' ne jet' s'kam dashuruar
e dashur, per mua je shok i mir' dhe krah i fort' mbi dhe.
Degjoje, degjoje se si bucet per ty sot kenga ime
per ty qe i fal k'saj zemre vec gezime, degjoje degjoje.

Me shpirtin e paster,
per mua vetem ti je e vertet',
qe sjell pran' meje gazin qe dha jeta,
o shoqe e dashur.

E vitet do shkojne,
te vegjlit do ta mbushin shtepine
e thirje do te degjojne per dashurine,
per jeten e lumtur.

Te desha, te dua ashtu si kurr' ne jet' s'kam dashuruar
e dashur, per mua je shok i mir' dhe krah i fort' mbi dhe.
Degjoje, degjoje se si bucet per ty sot kenga ime
per ty qe i fal k'saj zemre vec gezime, degjoje degjoje.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024