TEKSTI ORIGJINAL

O dhëndër ku vete kështu?
o dhëndër ku vete kështu?
e gjer tek nusja kam ca punë...
o gjer tek nusja kam ca punëëë

o gjer tek nusja vajta vetë
o gjer tek nusja vajta vetë
e do ta marr ta kem për jetë
e do ta marr ta kem për jetë

Pjergullë moj pjergullë
o pjergullëëë moj pjergullëëë
e ç'merak të ka mbetur ëëë
o ç'merak te ka mbetur eee

o shkojnë djemtë e zgjedhurë
o shkojnë djemtë e zgjedhurëëë
e mustaqe përdredhurë
o mustaqe përdredhurë
të marrin moj gjak në vetullë
të marrin moj gjak në vetullëëë!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024