TEKSTI ORIGJINAL

Ara bahçe ara bahçe
Era jote ç'na kënaqi
Ara bahçe ara bahçe
Era jote ç'na kënaqi.
Ara bahçe ku?
Trashëgohet çifti!
Ara bahçe ku?
I qoft' për hajër t'zotit t'shpis!
Ara bahç' ku ishe mrom?
-Rrug' më rrug-o nëpër Tiron.
Ara bahç' ku ishe mrom?
-Rrug' më rrug-o o në Tiron.
Ara bahçe ku?
-Ke shoqnia e dhondrrit.
Ara bahçe ku?
-Mu ke guri qi bon xixa.
O mu ke guri mre qi bon xixa
Mu ke guri mre qi bon xixa
O eja me lalën moj t'shkojm për pipza
Eja me lalën moj t'shkojm për pipza.
O osht-ë diell e më djeg vapa
Osht-ë diell e më djeg vapa
O të vjen lala me çadër mrapa
Të vjen lala me çadër mrapa.
O lal Kamer o mre lal Kamer-e
Lal Kamer o mre lal Kamer-e
O bone darkën-o me sheqer-e
Bone darkën-o me sheqer-e.
O darka ime u boft zeher-e
Darka ime u boft zeher-e
O thirra mikun-o e dhe s'më erdhë
Thirra mikun-o e dhe s'më erdhë.
O po na vjen Karaj me dru-e
Po na vjen Karaj me dru-e
O dil moj nuse me shkarku-e
Dil moj nuse me shkarku-e.
O jom nër mogje moj tuj gatu-e
Jom nër mogje moj tuj gatu-e
O jom tuj ly oj lala jom tuj shkru-e
Jom tuj ly e jom tuj shkru-e.
O mu ke guri n'qoshe t'votrës
Mu ke guri n'qoshe t'votrës
O meraba moj nona e gocës
Meraba moj nona e gocës.
O mu ke guri n'qoshe t'murit
Mu ke guri n'qoshe t'murit
O meraba mre baba i çunit
Meraba mre baba i çunit.
Ke mullini i Sharrës-e
Prite lalën se po vjen
Prite lalën se po vjen
Dy-tri fjal moj do t'i them.
Ke mullini i Sharrës-e
Prite lalën se po vjen
Prite lalën se po vjen
Dy-tri fjal moj do t'i them.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024