TEKSTI ORIGJINAL
Nuk e di çka është mirë,
e çka është keq.
Nuk e di kush është engjull,
..e kush është dreq.
Nuk e di as që dua ta di,
nga qielli i shenjtë a më shikon
A e di dikush nga ju
një e vërtetë këtu sa kushton.
edhe një ditë e poshtër
në këtë qytet.
ndonjëherë më vie ftohtë,
ndonjëherë nxehtë.
fytyrat t'huaja,
shikimet e humbura,
...monotoni...
edhe nesër, sikur dje,
unë më nuk kam ide..
a edhe ti, ku je, pjesë,
në këtë çmendi.
ky është një ankth, tërë tmerr,
që vazhdon...
a edhe ti, ku je, pjesë,
në këtë çmendi.
mos thuaj s'ka shpresë, shpëtim,
nuk ka jetë këtu..
a edhe ti...
kur ti nuk je këtu,
asgjë nuk ka kuptim.
dielli sy i verbër,
nuk ka shkëlqim.
mendoj për gjëra,
që mund të më ndodhnin.
mendoj, për ty..
tash është vonë,
vonë për çdo gjë,
të lutem shko...
edhe një ditë e poshtër
në këtë qytet.
ndonjëherë më vie ftohtë,
ndonjëherë nxehtë...