TEKSTI ORIGJINAL

Kur ti shkon,
unë mbetem vet,
njeriu i fundit në planet.

Nuk perëndon,
Dielli vdes,
kur ti shkon,
i vetëm mbes.

Si egërsirë,
jeta ditët i han,
është mirë që je,
edhe kur nuk të kam...

asnjë pikë lot,
asnjë pikë shi,
kur ti shkon,
shkretëtirë.

kur ti shkon,
është ditë e mbramë,
askush nuk mbetet,
as unë nuk jam.

Si egërsirë,
jeta ditët i han,
është mirë që je,
edhe kur nuk të kam...

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024