TEKSTI ORIGJINAL

Unë nuk e di,
a të kam dashtë,
a ta kam thënë këtë ndonjëherë..

ende tretem në ata sy,
jam shtegtar që të kërkon ty..

si udhëtimi i gjatë në natë,.
ti më je strehë në shtërngatë,
edhe një jetë, unë do të pres
në duart tua do të vdes..

nuk ka rëndësi se ti vjen,
nuk ka rëndësi se ti shkon,
se ti më je një shikim që fluturon..

si një kujtim,
si një pikturë,
sikur një dhembje,
e varur në mur.

që më shikon,
dhe nuk flet,
a më ke dashtë ti ndonjëherë..

si udhëtimi i gjatë në natë,.
ti më je strehë në shtërngatë,
edhe një jetë, unë do të pres
në duart tua do të vdes..

nuk ka rëndësi se ti vjen,
nuk ka rëndësi se ti shkon,
se ti më je një shikim që fluturon..

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024