TEKSTI ORIGJINAL

Kur te shikoj unë drejt në sy
E di se ç’mendoj unë për ty
Një rreze dielli, mua me ngrohë
Sa herë biem në gjumë
E di se faji mbetet tek unë
E relaksuar, e shtrirë në beton

Të sillem vërdallë, o sikur një mace
Kur mora vesh se gjendesh në terrasë
Të sillem vërdallë, o sikur një bletë
Edhe ashtu tjetër, asgje s’më ka mbetë

Një biskotë unë ta dhuroj
Dhe emrin tim e shënoj
Në syte e tu, kur ti më shikon
Sa herë zgjohem në mëngjes
Fatkeqsisht, jo në harresë
Më ledhaton, rrënqethja më kaplon

Të sillem vërdallë, o sikur një mace
Kur mora vesh se gjendesh në terrasë
Të sillem vërdallë, o sikur një bletë
Edhe ashtu tjetër, asgjë s’më ka mbetë

Sillem vërdallë, t’sillem vërdallë,
Sikur një mace, sikur një bletë
Sillem vërdallë, t’sillem vërdallë,
Sikur një mace, sikur një bletë

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024