TEKSTI ORIGJINAL

Selam past Ibrahimi
i Allahut pejgamber [2x]

Zoti i plot'fuqi
Pejgamberit Ibrahim

i dhuroj nje djal të sjellshëm
të dëgjueshmin Ismail [2x]

Por në ëndërr pejgamberin
vet Allahu e urdhëron

që të therr të vetmin djal
që ai aq shumë e don [2x]

Babi im ti zbato
çfarë Allahu të urdhëron!
Tha i vogli Ismail
që Allahu i dha durim

Unë jam gati o Allah
djalin tim Ty ta bëj kurban!
Tha kështu me shpirtin dritë
Pejgamberi Ibrahim [2x]

Por Allahu se lejoj
Pejgamberin e sprovoj

si shpërblim i dha një dash
që ta therte për kurban [2x]

Na e la si adhurim
Pejgamberi Ibrahim
që gjithmon të madhin Zot
me kurban ta përkujtojmë [2x]

selam past Ibrahimi
i Allahut Pejgamber...

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024