TEKSTI ORIGJINAL

Dy çuna që ka Tirona
Bojnë’ harab nji kasaba.
O dyqanet karshi ç’i kanë, aman
Sadiku me Mustafanë.
Hajde, hajde mor Hasono
Ç’i del zot o bukurisë.
Si s’t’u qep ai xhamadan, aman?
Iu thafshin gishtat terzisë!
Xhamadani qep me tela
Çfar terziu ta ka qepë?
Aferim mre Hasan Muka, aman
Në Tironë ke qitë marifet!
Si s’t’u njallen kto plagt e thikës?
Kur t’i shof o më merr vaji.
Mre syziu i Kasem Likes, aman
S’je ma i bukur se Mustafai.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024