TEKSTI ORIGJINAL

I: Karajfilat që i ka Shkodra
Medet sa t’bukur janë. :I
I: Gonxhe t’mdhaja, gonxhe t’vogla
Me erë mbushin’ dynjanë,
Aman, aman. :I

Trandofillja lypte hije
Medet-o për me çilë.
Gjeth’t i dalin fije, fije
medet sa erë të mirë,
Aman, aman.

Marangjyli kaq i bukur
Medet por s’paska erë.
Me ia prek gjethin me pupul
fletet ç’i bjen menjiherë.
Aman, aman.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024