TEKSTI ORIGJINAL

T’parën herë kur jena pa,
Se çm’u mbush zemra në ty.
I:Sikur Hana ashtu tuj dalë,
Ashtu mu duke ndër sy.

S’bashku jetën me kalu’,
Jeta jonë me shkue lum’.
I:Bashkë një çerdhe me jetu,
Si jeton vida me pllumb.

Mori vjollcë qi' mqil për tparë,
Une për ty gjithçka mendoj,
Si me këng' ashtu me valle,
Edhe zemra çka t'dëshron.

T’parën herë kur jena pa,
Se m’u mbush zemra në ty.
I: Si ndriqon rrezja e parë
Njashtu m’erdhe ti ndër sy :I

S’bashku jetën me kalu’,
Jeta jonë me shku e lum’.
Në një çerdhe me gëzu,
Si gëzon vida me pllumb.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024