TEKSTI ORIGJINAL

O Korce e dashur
po te kendoj kte serenate
Mall edhe brenge,
kur une jam larg e ndjej per ty.

O Korca ime
po te kendoj i permalluar.
Kengen me te bukur,
me sy te perlotur po te kendoj.

Refreni :

Korca ime e dashur per ty zgjodha
Kengen me te bukur te te kendoj,
Kenge qe del nga zemra jone e paster,
O princeshe e bukur ti ku je.

Kojtoj netet e bukura pranverore
Rrugeve te tua me kalldrem.
Vajzat me nje bukuri hyjnore
Na degjonin ne me mallengjim.

Djem e vajza me ty jane dashuruar
Kenget me te bukura te kendojne.
Si margaritare ti i rrite,
dhe kudo ku jane ty ste harojne

Per ty kendoj, per ty kendoj.
O korce e dashur ty te adhuroj
Per ty kendoj, per ty kendoj.
Qyteti i endrave jo nuk te haroj.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024