TEKSTI ORIGJINAL

Me mall e brengë Naimi të këndoi,
Manushaqe pse s'ngre kryet perpjetë,
Dhimbjen e thellë që nga zemrat pikoi,
Penë e artë derdhi përmbi fletë.

Pa shkuan vite ti çele petale,
Të bukura si ëndrra për liri,
Bisqet e tua u ngjitën lart në male,
Bisqet lëshuan filiza të rinj.

Rrënjët e tua gjaku ynë janë,
Shumë shtrëngata frynë e nuk i shkulën dot,
Moj manushaqe ngarkuar me petale,
Je lulja më e bukura në botë.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024