TEKSTI ORIGJINAL

Edhe sonte më mungon
Ku të kam dritë në errësirë
Edhe sonte po rrugëtojmë
nëpër shtegun e vështirë.

Edhe sonte ecja shtegut
jo në ëndërr, por bashk me ty
Nuk ka gurë që s'e kupton
se të dua pa kufi.

Oh, ti shpirtë je e trishtuar
si kristal i thyer je
Rrugëto në zemrën time
e më djeg sikur rrufe.

Refreni:
Merre diellin e zemrës sime
errësirën ta largojë
Pakëz dritë shpirti-shpirtit
ne ketë natë t'ja dhurojë

Ma jep dorën përtej qiellit
Fluturo eja mbi re
Të të puthë e të të mbajë
n'botë të hijeve.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024