TEKSTI ORIGJINAL
O një këngë thëllëze
nga gjumi ç’më zgjoi
pashë një bandille dhe moj
që lahej dhe moj te kroi
ah, që lahej te kroi
O një labe si vita moj
hedhur si lastonjë
faqet, shegë e ndezur dhe moj
vetullën o moj biskonjë
vetullën o moj biskonjë
O flokun trëndelinë moj
si mëndafsh në dorë
ç’ma plagose zemrën dhe moj
kush do o ma shërojë?
A kush do ma shërojë të shkretën?
Kush do ma shërojë?