TEKSTI ORIGJINAL
Tërë këta djemtë e Çamërisë
janë ajka e djalërisë
sa hije u ka kuvendi
djema me zëmër levendi
O ju djemtë e Çamërisë
ku do jeni dhe jetoni
Amaneti Perëndisë
Çamërinë mos e harroni
Se vatanin që e lamë
se harrojnë djemtë Çam
Nëse Çam thirresh në emër
Çamërinë e ke në zemër
Çamëri vetëm ke mbetur
por djemtë jo nuk kanë fjetur
nëpër botë janë anë e mbanë
por zemrën tek ti e kanë
O ju djemtë e Çamërisë
ku do jeni dhe jetoni
Amaneti Perëndisë
Çamërinë mos e harroni
Se vatanin që e lamë
se harrojnë djemtë Çam
Nëse Çam thirresh në emër
Çamërinë e ke në zemër
Se nuk harrohet vatani
të parët ku kanë lerë
për ty po na digjet xhani
Çamëri lulja me erë
O ju djemtë e Çamërisë
ku do jeni dhe jetoni
Amaneti Perëndisë
Çamërinë mos e harroni
Se vatanin që e lamë
se harrojnë djemtë Çam
Nëse Çam thirresh në emër
Çamërinë e ke në zemër