TEKSTI ORIGJINAL

Kur po t'shoh t'hanen,moj çikë,
M'i ndez yjet me qerpikë,
Kur po t'shoh,të martën ty,
Po ma shkrin borën me sy,
Kur po t'shoh,moj,të mërkurën,
Ku shkel ti,toka çel lulen,
Kjo e enjtja po vonohet :
Pret sybukurën sa të zgjohet,
Dhe të premten je si zana,
Kur t'sheh ty,po fshehet hana,
Moj e shtuna me lulkuqe,
Po na i ban syzezat nuse,
Kur po vjen kjo ditë e djelë
Të tanë djemt gjumi s'i merr,
Vjen e djela me tupana,
Po thonë djemt’: martohet dada!

Moj syzezë,syzeza e bardhë,
T'ardhsha n'dasëm si kangëtar!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024