TEKSTI ORIGJINAL
1.
Sot bylbylit ju ndal kanga
Sot pranveres ju vune prangat
Malet shkruajne kange trimnie
Kanga shkrihet n'gjak lirie o hej.
Sa shume gjethe rane n'kete stine
Kangen n'shpirt, n'zemer lirine
Vjeshta erdhi me shume varre
Kanga t'ngritet n'lapidar o hej.
Kanga rritet n'krahe t'lirise hej
Pushka ndizet n'tel t'qiftelise
Kange e Mujes shpirt shqiptari
Udheton me Adem Jasharin hej.
Kanga rritet n'krahe t'lirise hej
Pushka ndizet n'tel t'qiftelise
Kange e Mujes shpirt shqiptari
Udheton me Adem Jasharin hej.
2.
Kur k'non Beqa flet shqiptari
T'gjithe herojte ngriten prej varri
Muja trimi i prin kolones
I rreshton ne balle t'Kosoves o hej.
Kanga e tyre atdhetare
Nuk vdes dot jo as nder varre
Muja e Beqa ne nje balle
Tash u kthyen vete ne kange o hej.
Kanga rritet n'krahe t'lirise hej
Pushka ndizet n'tel t'qiftelise
Kange e Mujes shpirt shqiptari
Udheton me Adem Jasharin hej.
Kanga rritet n'krahe t'lirise hej
Pushka ndizet n'tel t'qiftelise
Kange e Mujes shpirt shqiptari
Udheton me Adem Jasharin hej.
Kange e lot te krenarise
M'pikon n'tela t'qiftelise
Muje Krasniqin kam perballe
Shok te pushkes dhe kengetar o hej.
Bashke kendojme nje kange te re hej
Qe po thuret tash per ne
Zeri m'dridhet, qiftelia
Sa e shtrejte qenka liria o hej.
Bashke kendojme nje kange te re hej
Qe po thuret tash per ne
Zeri m'dridhet, qiftelia
Sa e shtrejte qenka liria o hej.