TEKSTI ORIGJINAL

Kushtuar vëllezërve Gursel dhe
Bajram Sylejmanit që ranë heroikisht
në luftë me çetnikët serbë.

Jam nji çikë unë kosovare
Nuk më ban dot syni bam,,
Kam dy vllazën n`rranza t`Sharrit
Nji Gursel e nji Bajram.

Refreni:
O Gursel gur i praruem
Në Jezerc nën hije t`Sharrit,
Për liri ti trupin shtrive
Bashkë me gjakun e Bajramit.

II.

Jam nji çikë unë kosovare
Kam dy vllazën dy martirë,
M`i kanë lanë do f`mij te votra
Me u rrit në tokë të lirë.

III.

Jam nji çikë unë kosovare
Kam dhe shumë vllazën të tjerë,
Ata trima (me) - zjarr Kosove
Që më vijnë si fllad përherë.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024