TEKSTI ORIGJINAL
U shfaqe papritmas në rrugën
ku bashkë shëtitnim dikur,
kaq vjet pa të parë dhe prapë
diçka u drodh tek unë.
Pashë veten në bankat e shkollës,
një lule unë ty ta solla
dhe gishtat e tu në flokët e mi,
dhe puthjet gjer netëve të vona.
U ndala, të dhashë dorën,
tani udhët tona janë ndarë,
të tjera udhë na i çeli jeta
t’i prek, t’i shkel me shokë bashkë.
Nuk e kërkoj më atë ndjenjë
që aq shpejt u tret si verë,
pak muaj, më asgjë tjetër
dashuri kjo s’mund të jetë.