TEKSTI ORIGJINAL

Oo se harroj atë ditë
Të zezë e të mallkuar
Zemra ime e shkretë o hooo
Përjetë u përvëlua
Mallkoj tokën e shkretë
Dheun e saj te zi
Ma mbuloi një lule o hooo
Jeta më është nxi

Lehtë ja preka flokun
Të butë porsi mëndafsh
Mbylli sytë e zezë o hooo
Mos me le o vëlla
Pse ma nuk më flet
Pse ma nuk buzêqeshë
Pse nuk po i qelë sytë o hooo
O vëlla o shpirtë

Ku e lae nanen
Baben tand o gjan
Ku i lae motrat o hooo
Të shkretat, vëlla
Jeten na e ke nxi
Për ne s'ke mendu
Mallku o dhe i zi o hooo
Për jetë qofsh mallku refren
Mallku o dhe i zi o hooo
Përjetë qofsh mallku

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024