TEKSTI ORIGJINAL

U nis udhës grykës malit
Përmbi lisash me kunorë
mi qepalla peshë e mallit
o zjarrin ndizte në krahëror

Zjarri i motrës për vëllanë
o mbet në këngët plot jehonë

Ref.(2x)
Kur pranvera derdh blerimin
Nëpër fushë e nëpër kodra
Një lumë malli zgjon kujtimi
N'lapidar lule hedh motra

2.
Zbriti malit anës lumit
zemërzjarrta sikur eshkë
lapidari rri krenar
o dritë e ndezur përmbi bjeshkë
lapidari rri krenar
o dritë e ndezur përmbi bjeshkë

Ref.(2x)
Kur pranvera derdh blerimin
Nëpër fushë e nëpër kodra
Një lumë malli zgjon kujtimi
N'lapidar lule hedh motra

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024