TEKSTI ORIGJINAL
M'ke pasë thanë,moj bukuri :
Unë t'i fali sytë e zi,
Po e ngjite Drinin në bjeshkë,
Po e bane lumin det!
Përmbi Drin ngrita tri dete,
Tri liqene,n'maje t'bjeshkve,
Në Valbonë anijet ndalen,
A e mban mend si e kem pasë fjalen?
Në pranverë kur dushkon lisi
Nëpër det krushqit po i nisi,
Valë e Drinit,valë e bardhë,
Përcjell nuset radhë-radhë
Si hanë bjeshke në liqe,
Sytë e bukur ti m'i ke,
Kem ngjitë detin n'bjeshkë të bardhë,
A e mban mend,kem pasë një fjalë!