TEKSTI ORIGJINAL

Biente borë, atëherë, në muajin Fror
Luanim si fëmijë, me topa n' dorë
Bota jonë ishte plot lumturi
Sikur sot m' kujtohet kjo dashuri

Nora, moj Nora
E bardhë sikur bora
Ty shumë t' ëndërrova
Por dashurinë s'e mora.
Nora, moj Nora
Me mallë të kërkova
Mbrëmjen e ndarjes
Unë kurrë s'e harrova ( 2X )

Duket po ikë diku, larg në harresë
E gjithë kjo zgjohet, si në mëngjes
Verë e dimër, shumë stinë po kalojnë
Rrëfimin tim ato, kurrë s'e largojnë.

Nora, moj Nora ...

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024