TEKSTI ORIGJINAL

Në kafaz e ke ti jetën,
Bilbil bukur nise me këndu,
Të ndigjova sot m'le vetëm,
Gjithë rrethin pate g'zu.
Të ndigjova sot m'le vetëm,
Gjithë rrethin pate g'zu.

Ti na k'naqe, le shumë mall,
Ç'ka natyra t'ka stolis,
Përmbi zogjt' u ndodhe i rrallë,
Shpend, ma i pari i bukurisë.

Gjithkush ty të ka lëvdue,
E ne tjerët kush sa janë.
Zani yt na pat ngushëllue,
G'zove ne dhe gjith' dynjanë.
Zani yt na pat ngushëllue,
G'zove ne dhe gjith' dynjanë.

Ti na k'naqe, le shumë mall,
Ç'ka natyra t'ka stolis,
Përmbi zogjt' u ndodhe i rrallë,
Shpend, ma i pari i bukurisë. 2x

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024