TEKSTI ORIGJINAL

Këshilltarët e Hekalit
Trima, sokolat e malit (*2)

Këmbë e duar me zinxhir
Ku i çoni mor qafir (*2)

Ujë kërkuat, ujë s’ju dhanë
Ju tha buza more djal (*2)

Mbahuni trima, partizan
Se luftuat për vatan (*2)

Xha Qerimi tha nje fjalë
Qëlloni more tradhtarë (*2)

Vezikua s’ka tjetër djal
Por Taipin nuk e qan (*2)

Jemi trima shqiptarë
Plumbin e presim në ballë (*2)

O trima flini të qetë
Se hakun e marrim vetë (*2)

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024