TEKSTI ORIGJINAL

Ooo.. more e kam pas nji jaran o te vjeter sevdali shoq si gjinej tjeter me sharkijen o plak,
ooooooo zemren ma digjke flak,
hej, hej, zemren ma digjke flak.

Hee, ani moj sharkija me dymdhet tela mori kush po t'bjen ty si herave tjera,
tash ke mbetun e shkret,oooo
me dore o s'ka kush te prek,
hej, hej, mjeshtri o ty t'ka dek.

Ooo more une qet kange po ta qes Ymer Riza more le ta knoj ty krejt shoqnia mallin o me na hjek se pa ty o kem met,
hej, hej, se pa ty o kem met.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024