TEKSTI ORIGJINAL

Pranvera nisi me dale,
E bylbylat po këndojnë,:I
hajde vashë,moj,lul’ e bardhë,
O t'bisedojmë

Unë në bahçe po të pres,
Me i tubë vjollca m'gjen në dorë :I
Jam e jotja der'sa t'vdes,
E me ty do t'bâj kunorë
Do t'baj kunorë! :I

Pra ti fjalën që ma dhá,
Mori lule,moj shebojë! :I
prej teje nuk di me u ndá,
Kah po m'flet me t'bukren gojë,
Me t'bukren gojë! :I

Kët tubë lule që po t'jap,
Për kujtim ta mbajsh në dorë! :I
Ti ndër mend t'më keshë mu'prap
Mbasi bashk do t'bâjmë kunorë,
Do t'bâjmë kunorë! :I

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024