TEKSTI ORIGJINAL
Oj Kosovë ta puthsha plagën
100 vjet s'e ndale kangën
100 vjet o tu kënu ninulla
rriten fëmija e t' bahen burra
Thanë s'e leshojnë pushken prej dore
pa ja mbyllë plagën Kosovës
Plaga jote qe 100 vjet
veç një fjalë përherë e flet
Veç një fjalë me katër gërma
100 vjet o LIRI thërret zemra
Në këto male e në këto shkrepa
do t'përkund o Kosova djepa
Sa t'bajnë dritë Dielli e Hana
kurr n´Kosovë s'do të ndalet kanga!