TEKSTI ORIGJINAL
I
Se q´bijen këto saze moj Nane
o me gaz e zë /2x
o po vijnë krushqit moj bije
me këngë e valle
e t´marrin ty o moj bije
nusen si sorkadhe
ref:
Hidhe moj shaminë opa
bashkë me shoqerinë hej
nusja edhe dhëndrri
si dy Yje rrinë /2x
II
Uro moj Nënë e dashur
uro more Baba
a ju o shokë e shoqe
Motër edhe Vëlla
o udhë e mbare o moj bije
me këngë e valle
e t´marrin ty o moj bije
nusen si sorkadhe
ref:
Hidhe moj shaminë opa
bashkë me shoqerinë hej
nusja edhe dhëndrri
si dy Yje rrinë