TEKSTI ORIGJINAL
I
O Ani moj Shqipni mos thuj mbarova
more se djemt e tu hala i ke gjall-e
o n´kamb jan qu more krejt Kosova
e bajne luften ballë për ball-e
II
O more ishin vitet o ma te vështira
me njimij e nentqind e dhjet-e
kur n´Kosovë ra egërsira
don me zhdukë çdo gja mbi dhe
III
O ne Prishtinë aty pikësëpari
more krisi Topi me zduhij-e
o aty gjaku i Shqiptarit
ra ne tokë me bijë përseri-e