TEKSTI ORIGJINAL
Kur të lash Kosovë
Kur të lash Kosovë
Errësira më mbuloi
N'katër anët t'sillej vdekja
Trupin ma shkallmoi
Kur të lash Kosovë
N'gërmadha t'shikoj
Trupin tand ta prejnë katilat
Zemra gjak m'pikoi
Kur të lash Kosovë
Tokën varre plotë
I fshinë lotët nanë e mjera
Por, s'i ndalte dot
Kur të lash Kosovë
Kanga seç mu vra
Këndojshin korbat e mallkuar
Dita nate m'ashtë ba
Kur të lash Kosovë
Dielli nuk m' rrezoi
Era e ftohtë, shiu i pranverës
Trupin ma pervloi
Kur të lash Kosovë
O e shtrenjta tokë
N'grykë të Bllacës e n'Qafë t'Morinës
Qielli m'ra mbi kokë.