TEKSTI ORIGJINAL

Nuk do jetë e thjeshtë për mua të të shoh në sy
Asnjëherë s'kam harruar sa te doja ty
Rastësisht ne u takuam ne fillimin tonë
rastësisht edhe sot vetëm ti ndryshon

REF:
Ej... Bën sikur s'më don
bën sikur s'më njeh
ditë e natë po vuaj unë
se nuk mund të kem
Ej... Bën sikur s'më don
bën sikur s'më njeh
unë e di çfarë ti mendon
sa herë që më sheh

Ti pa mua je mësuar, s'e ke të vështirë
u bën vite ke harruar djalin më të mirë
Rastësisht ne u takuam ne fillimin tonë
rastësisht edhe sot vetëm ti ndryshon

REF x3:
Ej... Bën sikur s'më don
bën sikur s'më njeh
ditë e natë po vuaj unë
se nuk mund të kem
Ej... Bën sikur s'më don
bën sikur s'më njeh
unë e di çfarë ti mendon
sa herë që më sheh

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024