TEKSTI ORIGJINAL

Ti ku ke moj Dado
Te molla
Ti ku ke moj Dado
Aman Te molla

Ti te molla shkojshe
Molla t'ëmbla hajshe
Maxin shumë e dojshe
Aman aman shumë e dashurojshe

Ti ku ke moj Dado
Te dardha
Ti ku ke moj Dado
Aman Te dardha

Ti te dardha shkojshe
dardha te ëmbla hajshe
Maxin shumë e dojshe
Aman aman shumë e dashurojshe

Ti ku ke moj Dado
Te rrushi
Ti ku ke moj Dado
Te rrusi Aman te rrushi te rrushi

Ti te rrushi shkojshe
Rrush te ëmbël hajshe
Maxin shumë e dojshe
Aman aman shumë e dashurojshe

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024