TEKSTI ORIGJINAL

Asaman o trëndafili çelës
N'ty bylbyli po këndon
Dhe vajza si lule pranverës
këngën tënde po degjon

Amani, amani
shokë mos më ngani
se ma dogji xhanin
Me bukurinë e saj

Zemra më gëzoi
kur ajo m’shikoi
zemra mu bë mal
nga bukuria e saj

Në një bahçe me zymbyla
Ka dal vajza me shetit
E ishte veshur me të bardha
zëri i saj porsi bylbyl

Amani, amani
shokë mos më ngani
se ma dogji xhanin
Me bukurinë e saj

Zemra më gëzoi
kur ajo m’shikoi
zemra mu bë mal
nga bukuria e saj

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024