TEKSTI ORIGJINAL
Sonte jemi mbledhur të gjithë bashkë
gëzimin tonë, shokë të dashur të festojmë,
mbrëmja sonte qenka kaq e bukur
se mban ajo urimin tonë.
Desha në këtë mbrëmje të gëzuar
një këngë zemre unë të këndoj.
Ja dikush më sjell një lule,
dikush tjetër më buzëqesh,
shpejt u rrit kjo vajza jonë
si lule midis nesh.
Refreni:
Në mes njerëzve zemërmirë
që me prindërit janë përkrah,
rritëm shtatin ne fëmijët
në vepra të mëdha.
Sonte jemi mbledhur etj.