TEKSTI ORIGJINAL

Cu nisen krushqit dhe vine
Shtro konak moj gjeraqine

X2
Cu nisen krushqit dhe vine
Shtro konak moj gjeraqine

X2
Le te vine mire se te vine
Hapur e kane shtepine

X2
Erdhen ndaj na shtro gostine
Moj nuse moj gjeraqine

X2
Le te vine more mir se te vine
E hapur e kane shtepine

Turri furka li e lesh
Vjen xhaxhai me peshqesh
O xhaxha ta pacim hua
Ne dasem ne shtepi tuaj

Turri furka li e lesh
Vjen kjo halla me peshqesh
O halle ta pacim hua
Ne dasem ne shtepi tuaj

Epo turri furka li e lesh
Vjen kjo tezja me peshqesh
O teze ta pacim hua
Ne dasem ne shtepi tuaj

Epo turri furka li e lesh
Vjen ky dajua me peshqesh
O dajo ta pacim hua
Ne dasem ne shtepi tuaj

X2
O ju krushq o ju krushqare
C’trendafil qe keni marre
Trendafil qe ska te thare
As ne dimer ne behar

Shtro qoshe, shtro shilte
Shtro raki edhe meze
Ngrihu ti e na sherbe
Si nuse e mire qe je

Shtro qoshe, shtro shilte
Shtro raki edhe meze
Ngrihu ti e na sherbe
Si nuse e bukur qe je

X2
Nje shendet per ciftin tene
Nje si yll e nje si hene
Nje si yll e nje si drit
Dasem e pacim perdit

X2
Dasem e dasem e
Dasem e pacim perdite

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024