TEKSTI ORIGJINAL

Për gurbet unë kur jam nisë
Humba krahët e dashurisë
Për ty vashë zemra m'patë krisë.

Isha i ri frika m'patë mblu
Për me të thanë se unë të du
E me m'pritë për me u bashku.

Refreni:
Mallku qoftë gurbeti i zi
që nuk ndejta në shtëpi
sot do t'isha bashkë me ty

Se me vite jam mërzitë
N'anjë rreze s'gjeta dritë
Se t'kam dashtun me gjithë shpirt.

Sa shumë vite kanë kalu
Zemër-vrarë unë kam jetu
E me shpres për me u taku

Kur u ktheva më s'të pashë
Nuk të gjeta ku të lash
Tjetër fat kishe ti vashë

Refreni:
Mallku qoftë gurbeti i zi
që nuk ndejta në shtëpi
sot do t'isha bashkë me ty

Se me vite jam mërzitë
N'anjë rreze s'gjeta dritë
Se t'kam dashtun me gjithë shpirt.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024