TEKSTI ORIGJINAL
Nuk do të doja, që kohën sot ta ktheja pas
Në triumfet plot me vrer
Të ktheja mallin e dhimbjes që më lanë ato
E të ecja si atëherë
Jo, Jo, nuk do të shkoj as do të pres
Për fatet që dikur u ndanë
Jo, Jo, nuk do të pres më sa të vdes
Për ëndrrat qe dikur u vranë
Nuk më merr malli, jo për triumfet me lavdi
As për mundimet që më dhanë
Në humbjen time, në humbjen që më dha liri
U ndanë fatet, ëndrrat janë!!!
Jo, Jo, nuk do të shkoj as do të pres
Për fatet që dikur u ndanë
Jo, Jo, nuk do të pres më sa të vdes
Për ëndrrat që dikur u vranë
Jo, Jo, nuk do të shkoj as do të pres
Për fatet që dikur u ndanë
Jo, Jo, nuk do të pres më sa të vdes
Për ëndrrat që dikur u vranë