TEKSTI ORIGJINAL

Per ku nxiton keshtu, jeta ime?!
Ngadale se nuk te ndjek dot
Dashnine qe kam per ty, vrapi yt ne ankth ma shnderron
Prit pak, te marrim fryme e te bisedojme.

E trishte ishe atehere,kur tok per dore u nisem
Dielli s'na ngrohu,dimer as vere
Genjenim njeri-tjetrin, mbushur syte me lot.
Peshperisnim: "I mire eshte moti edhe sot!"

Tani ne vjeshten e moshes, ky qiell gri, vec shi premton
Druhem se te le, se vdekja s'ka meshire
Vjen si tinzare, na ndan pa lamtumire.

Ah syte e tu, qe s'me lane me tu idhnu,
Si n' terr edhe ne drite, tuj ra tuj u ringjite
Ti ne syte e mi andrrove qiellin blu
Mbi lotet e suksesit, shprese vec tuj miklu.

Oh jete me mesove te fal e te harroj
Padrejtesisht nder kohera, kush na lendoi
Shikome ne sy, se tash kam ma nevoje,
Ne krahet e tu, vec gezim te perjetoj.

Ah syte e tu, qe shprese me japin mu
S' duan qe qielli blu nga rete te jete mbulu
Mos mi shih syte qe shpesh i mbush me lot
prej gazit dhe harese, per c'me fali i Madhi Zot.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024