TEKSTI ORIGJINAL

Plot Bozovc faqet i ke
Ti flokëbardhi nga Tetova
Por kur këmba t' shkelë n'Evropë
Mendja t'shkon të Kosova.

Aty pate një mik poet
Rugovasin e poezisë,
Ai me vargje,ti me Lek
Qajshit dertin shqiptarisë.

N'Tetovë zemrën syrin n'Tiranë
Këmbë e duar nëpër Evropë!
Thellë n'Malsi babë e nanë,
N'Prishtinë çoje djersë e lot!

Ti Bozovc ai Rugovë
Mbi të dyat Shqipëria,
Zemra u digjej për Kosovë
Flokët ua zbardhte Çameria.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024