TEKSTI ORIGJINAL

Oh, kjo natë e qetë
Se ç'më mbushë plotë jetë
E këngë e mallë në shpirtin tim je ti
Pse m'u desht të t'shoh
E pse m'u desht të t'njoh
Pse ky diell më s'ngroh
Vet më the se m'do

Jo mos u afro,
Ti më mirë tash shko,
Ti ëndrra ime do të jesh gjithmonë
Mëshirë unë nuk kërkoj
Veç ty të dashuroj
Diçka sikur m'theu
Kjo natë më mallëngjeu

Ata sy s'i harroj, i kujtoj
Ato duar t'njoma i kërkoj
Sytë që më plaguan tash ku vanë,
Duart që m'shtrënguan ku janë

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024