TEKSTI ORIGJINAL

Dridhet rrezja nëpër valë
Ushton kanga der’ n’kala-e.
Këndon djali ndezun flake-e
Shpejt del vajza n’derë me e pa-e

Turtulleshë, turtulleshë
Ç’ma ke çu’ shpirtin peshë!
Pasha sytë e ballit
Aman fort m’u dogj zemra prej mallit!

Pasha sytë e ballit
Aman fort m’u dogj zemra prej mallit!

Qilma derën gjeraqinë!
Ta shof synin tand si yll-e.
Falma gojën gjeraqinë!
ta ndigioj zanin (në pyll-e?)

Turtulleshë, turtulleshë
Ç’ma ke çu’ shpirtin peshë!
Pasha sytë e ballit
Aman fort m’u dogj zemra prej mallit!

Pasha sytë e ballit
Aman fort m’u dogj zemra prej mallit!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024