TEKSTI ORIGJINAL

Këtu bora mbulon tokën
Era shiun derdh tek Ju
Puthje më dërgon me diellin
Pas tetë orësh vijnë këtu.

Pres një zë të vijë nga larg
Pres të kthehem ku je Ti
Dashuria është e çmendur
Ngroh në borë e ter në shi.

Dashuria është e marrë
S’njeh atdhe s’njeh kufi
Në një çast në dy skaje
Eshtë këtu e është aty.

Nxjerre nga Libri KUR LAHET HENA autori i librit Delo Isufi

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024