TEKSTI ORIGJINAL
Se ç'ma ke shtëpinë në fund të zabelit,
sytë e tu të çiltër posi kupë e qiellit.
Kur përpara teje unë një ditë qëndrova,
nëpër sytë e tua vehten e vështrova.
Refreni]
Te penxherja jote mike po trokas.
Hape moj të keqen, hape yll o gaz.
Hape se të solla lulen që do ti,
lulen që këputa ndër ato lajthi.
Erdh një shi nga mali dhe e lagu dhenë,
fletët e qershisë pika pika venë.
Ç'më zu shiu në arë, miken edhe mua,
udha ujë e baltë fushës u mbulua.
Refreni]
Te penxherja jote mike po trokas.
Hape moj të keqen, hape yll o gaz.
Hape se të solla lulen që do ti,
lulen që këputa ndër ato lajthi.