TEKSTI ORIGJINAL

Përpiqem për të kapur erë unë sot.
Unë shpresoj atë që s'shoh
e kurorën time mbaj në kokë.

Në një qytet pa formë, me njerëz plot
unë shoh diku larg, i hedh sytë larg
edhe shoh që vetëm jo nuk jam.

Në çdo mendim je,
dhe çdo mendim ke.

Më thuaj përse
veshët s'dëgjojnë
e sytë nuk vërejnë.

Dorën më jep
që vetëm këtu
unë sot mos të jem.

Nën një diell që nxeh - një tokë që ftoh.
Kokën e përplas pas muresh fort,
e harroj që shpresë unë kam sot.

Në çdo mendim je,
dhe çdo mendim ke.

Më thuaj përse
veshët s'dëgjojnë
e sytë nuk vërejnë.

Dorën më jep
që vetëm këtu
unë sot mos të jem.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024