TEKSTI ORIGJINAL
Dy vjet që po pres-ë,
E dy shekuj me lot-ë,
Më preve në besë,
Se të prita kot-ë.
Dy vjet që po pres-ë,
E dy shekuj me lot-ë,
Më preve në besë, (2x)
Se të prita kot-ë.
Kushedi sa thellë,
O ke renë ti o bir-ë,
Vesha fustanellë,
O me ngjyre të nxirë.
Kushedi sa thellë,
O ke renë ti o bir-ë,
Vesha fustanellë, (2x)
O me ngjyre të nxirë.
Dal anës e detit,
Të shoh mos më vinë,
Malli seç më treti o,
O dhëmbja çau gjinë.
Dal anës e detit,
Të shoh mos më vinë,
Malli seç më treti o, (2x)
O dhëmbja çau gjinë.
Hajde bir tek nëna,
O kthehu në shtëpi-o,
O se mu tha dhe zëmra-o,
Më le në vetmi.
Hajde bir tek nëna,
O kthehu në shtëpi-o,
O se mu tha dhe zëmra-o, (2x)
Më le në vetmi.
Deti krijon dallgë,
O po trupa nuk sjell,
Ti m'u trete poshtë-o,
O në tokën pa diell.
Deti krijon dallgë,
O po trupa nuk sjell,
Ti m'u trete poshtë-o, (2x)
O në tokën pa diell.