TEKSTI ORIGJINAL

O det të dua kur çel agimi
E të parën puthje me aq mall më uron
Në breg tend më lëshon mue gëzimi
O det I thellë sa shumë përngjason

E du trazimin tand të pafashitun
Veç ti m’magjeps dhe hovin tand e du
Më thërret dritë e jetës
Një kangë të flaktë me hartu
Më grish zani i jetës
një hymën të zjarrtë me këndu
Aaa... Një hymën të zjarrtë me këndu

I kaltër si sytë e vashës sime
Pafund e i gjanë si e jona dashuri
Se ti m'jep gëzime
e më fal ma të kthjelltin frymzim
Andaj zemra ime të don ty o det deti im
Se ti m'jep gëzime
e më fal ma të kthjelltin frymzim
Andaj zemra ime të don ty o det deti im
Aaa... Të don ty o det deti im
Aaa... Të don ty o det deti im

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024